Chelsea e ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej 35 milionë funteve të Michael Olise, nga Crystal Palace.
Kështu po raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili thotë se bisedimet janë duke u proceduar me lojtarin që ujdia të kompletohet.
Olise thuhet se tashmë e ka dhënë dritën jeshile për një transferim në “Stamford Brigde”.
Blutë pas kompletimit të transferimit të Moises Caicedos për 115 milionë euro, tani në orët apo në ditët në vijim do të prezantojë edhe Romeo Lavian dhe Olisen.