Minsitri italian thotë se sporti në Itali po kthehet, do të jetë më i fuqishëm.
Ministri i Sportit në qeverinë italiane, Vincenzo Spadadora, është duke e pritur një përgjigje të shpejtë nga autoritetet italiane të futbollit për protokollin mjekësor, përderisa thotë se sporti në Itali do të kthehet hap pas hapi.
Pandemia e koronavirusit i pezulloi të gjitha aktivitetet sportive në fillim të marsit dhe tashmë janë bërë dy muaj që kur s’është zhvilluar asnjë ndeshje futbollit në Itali, transmeton Express.
Megjithatë, klubet e ligës elitare të futbollit në Itali iu kthyen seancave stërvitore këtë javë, pasi i testuan të gjithë lojtarët dhe anëtarët e tjerë të klubit për virusin Covid-19.
“Ne së shpejti do ta mësojmë verdiktin e Komitetit shkencor për protokollin mjekësor të Federatës së Futbollit të Italisë”, tha Spadafora, në një video të publikuar në Facebook.
“Ne gjithashtu jemi gati të propozojmë udhëzimet për komitetin për seancat stërvitore për sportet ekipore dhe udhëzime për hapjen e kampeve stërvitore, pishinave dhe ambienteve për vallëzim, që do t’i lejonin të gjithë në botën e sportit t’i vazhdonin aktivitetet e tyre”.
“Së fundi, ne jemi duke punuar me Ministrinë e Arsimit që të rihapen ambientet sportive, në mënyrë që ne të mundë ta garantojmë një verë sportive për anëtarët e rinj të shoqërisë sonë”.
“Kështu që, hap pas hapi, sporti do të kthehet. Do të jetë më i fuqishëm sesa kurrë më parë”.
Nëse protokolli mjekësor i Federatës italian aprovohet, atëherë skuadrat pritet të kenë mundësi të stërviten së bashku nga 18 maji.
Kjo do ta vendoste kthimin e ndeshjeve të Serisë A më 2 deri më 14 qershor.