Sportisti shumë i njohur ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Një tjetër basketbollist në NBA ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit.
Anëtari i skuadrës së Indiana Pacers, Malcolm Brogdon, ka testuar pozitiv për Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i ‘ESPN’, Adrian Wojnarowski.
Më herët gjatë kësaj jave, në NBA pozitiv kishte rezultuar edhe anëtari i Denver, Nikola Jokic.
Sa i përket Brogdon, nuk dihen detaje. Më shumë pritet të mësohet ndërkohë.