Sportisti shumë i njohur është infektuar me koronavirus.
Kundërshtari i fundit i Grigor Dimitrov në eventin e anuluar të Adria Tour, Borna Coric, i është bashkuar bullgarit pasi ka dalë pozitiv me COVID-19.
Dimitrov u përball me Coric në turneun në Kroaci të shtunën, por u kthye në shtëpi në Monaco pasi u ndje keq dhe më vonë konfirmoi se ai kishte testuar pozitiv për COVID-19.
Pas njoftimit të Dimitrov, finalja e Adria Tour, në të cilën do të paraqitej ai dhe organizatori i turneut Novak Djokovic, u anulua.
Qysh më parë Coric ka konfirmuar se ai gjithashtu ka testuar pozitiv, pavarësisht se është asimptomatik, dhe u ka kërkuar atyre që ai ka pasur kontakt gjithashtu të testohen.