Sportisti shumë i njohur infektohet me koronavirus, kjo është gjendja e tij

17:10 | 22 Qershor 2020

Sportisti shumë i njohur është infektuar me koronavirus.

Kundërshtari i fundit i Grigor Dimitrov në eventin e anuluar të Adria Tour, Borna Coric, i është bashkuar bullgarit pasi ka dalë pozitiv me COVID-19.

Dimitrov u përball me Coric në turneun në Kroaci të shtunën, por u kthye në shtëpi në Monaco pasi u ndje keq dhe më vonë konfirmoi se ai kishte testuar pozitiv për COVID-19.

Pas njoftimit të Dimitrov, finalja e Adria Tour, në të cilën do të paraqitej ai dhe organizatori i turneut Novak Djokovic, u anulua.

Qysh më parë Coric ka konfirmuar se ai gjithashtu ka testuar pozitiv, pavarësisht se është asimptomatik, dhe u ka kërkuar atyre që ai ka pasur kontakt gjithashtu të testohen.

Komento: