Sportisti shumë i njohur ka rezultuar pozitiv me virusin e njohur si koronavirus.
Ylli i Houston Rockets, Russell Westbrook ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kjo u bë e ditur përmes vet basketbollistit në një postim në llogarin e tij personale në Twitter.
Ai ka njoftuar se tashmë është karantinuar dhe sapo të shërohet do të bashkohet me skuadrën në Florida, aty ku do të vazhdojë sezoni i NBA.
Kujtojmë se në fund të këtij muaji, do të rifillojë sezoni i NBA në Disney Ëorld, Florida – por deri tani situata nuk ka qëndruar aspak mirë pasi disa basketbollistë refuzuan të shkonin dhe disa të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus.