Sqarimi i gjyqtarit Gosnell para se ta dënonte Thaçin: S’llogaritet koha e kaluar në paraburgim për rastet e tjera

11:46 | 17 Nëntor 2026

Gjyqtari Christopher Gosnell para se të lexonte verdiktin e tij final për Hashim Thaçin dhe të tjerët në rastin e dytë ku akuzohen për pengim të drejtësisë, ka dhënë edhe disa detaje teknike lidhur me llogaritjen e dënimeve.

Gosnell ka thënë se për vendimet që do të merren në rastin e dytë të pengimit të drejtësisë, nuk llogaritet koha e kaluar në paraburgim për raste ku ka akuza të tjera.

Në këtë gjykim, personi i vetëm që ka qenë i përfshirë edhe në një rast tjetër e që është ka qëndruar në paraburgim prej 2020-ës është Hashim Thaçi.

Aktakuza për rastin e pengimit të drejtësisë është bërë publike më 6 dhjetor 2024.

Hashim Thaçi sot është dënuar me 17 muaj burgim dhe pas vendimit ka reaguar duke thënë se “kjo është politikë, nuk është drejtësi”

Komento: