Sqaron BQK: Nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për shitblerjen e bankës TEB nga biznesmenë rusë

12:29 | 14 November 2019

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton të gjithë opinionin që të mos bien pre e informacioneve të publikuara në rrjetet sociale në lidhje me shitblerjen bankës TEB sh.a nga biznesmenët rusë.

”Në BQK nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për ndërrim të pronësisë së kapitalit aksionar të kësaj banke, e cila që nga fillimi është nën pronësi të BNP ParibasFortisYatırımlarHolding A.Ş. dhe ÇolakoğluGroupJointVenture”, thekson Banka Qendrore.

Banka TEB së bashku me bankat tjera që janë të licencuara, kanë luajtur dhe po luajnë rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një sistemi financiar të sigurt dhe të shëndoshë, i cili ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit dhe nxitjen e investimeve të jashtme, veçanërisht në sektorin financiar, shton tutje BQK në kumtesën e dërguar.

”Banka Qendrore e Republikës së Kosovës siguron të gjithë qytetarët se i gjithë sektori financiar është i sigurt dhe nuk ka vend për shqetësim”.

”BQK-ja si mbikëqyrës i sistemit financiar do të vazhdojë të punojë në mbajtjen e një sistemi financiar të sigurt dhe të shëndoshë dhe do të përmirësojë vazhdimisht mjedisin ekonomik, në të cilin industria financiare operon”.

Komento: