Mungesa e pritoreve në disa prej stacioneve të autobusëve në Prishtinë është problem me të cilin përballen qytetarët e kryeqytetit.
Një rast të tillë e ka raportuar gazetari Venhar Isufi, i cili publikoi një fotografi të një të moshuari që, në mungesë të pritores në stacion në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, detyrohet të ulet në trotuar derisa pret autobusin.
I njëjti i ka bërë thirrje komunës që urgjentisht të vendosin pritore te ky stacion.
Postimi i plotë:
Une i kisha bere thirrje komunes, gjegjesisht drejtorise se Sherbimeve Publike, urgjentisht te vendosin pritore ne stacionin e autobusit ne rrugen Agim Ramadani,
Eshte skandaloze, perballe Komunes se Vjeter, me sy cdo dite e shohin kah t’dalin nga puna, qe ne kete stacion nuk ka pritore qe nga pasfluta,
Te pritet ne kete menyre si ai i moshuar i ulur ne toke autobusi, eshte absurde, ne kete foto keni mundesi me pa qe ka me shume te moshuar te cilet presin linjat e tyre ne kembe, se sa te rinje/reja,
Andaj, veproni se e keni para syve kete stacion, keni edhe buxhet te mjaftueshem, bile edhe te tepruar nga viti i kaluar!!!