Stadiumi i Napolit e ka ndryshuar emrin.
Sapo është konfirmuar ndryshimi i emrit të stadiumit të Napolit nga San Paolo në Diego Armando Maradona.
Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60 vjeçare nga sulmi në zemër.
Reagime pati nga e gjithë bota, ish ekipet e tij, ish kolegët e tij e përkujtuan me nder argjentinasin.
Në Argjentinë u fillua të hetohet vdekja e tij nga neglizhenda e mundshme e institucioneve përgjegjëse.
Javën e kaluar, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis tha se ekziston mundësia që stadiumi i klubit të mbajë emrin e Maradonës.
Tani është konfirmuar ndryshimi i emrit nga San Paolo, stadiumi do të mbajë emrin Diego Armando Maradona.