Stafit shtesë për vaksinim nuk iu dalin rrogat

11:59 | 04 Shkurt 2022

Vonohen rrogat e stafit të angazhuar për vaksinimin e qytetarëve

Të angazhuarit për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID 19 ende nuk i kanë marrë pagën e muajit janar.

“Pagat zakonisht i marrim me datë 25, mirë ende nuk ka dalë edhe pse është data 4 shkurt”, tha një i punësuar në kushte anonimiteti.

Ditëve të fundit Kosova po përballet me numër të lartë të prekurve me Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë sqarime pse kanë ndodhur këto vonesa.

Komento: