Stano: BE-ja mbështet Bosnjën dhe Hercegovinën sovrane, ndryshimi i kufijve ka pasoja të rënda

14:24 | 09 Janar 2024
stano:-be-ja-mbeshtet-bosnjen-dhe-hercegovinen-sovrane,-ndryshimi-i-kufijve-ka-pasoja-te-renda

Zëdhënësi i BE Peter Stano deklaroi se çdo nismë që do të shkelte sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të çonte në pasoja të rënda për ata që do ta tentonin atë, transmeton FrontOnline.

Stano vlerësoi se pozicioni i BE -së për këtë çështje është shumë i qartë dhe nuk ka ndryshuar me kalimin e viteve.

“BE ka mbrojtur gjithmonë për sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues dhe njohjen ndërkombëtare të Bosnjës. Kjo duhet të jetë një prioritet. Do përpjekje për të ndryshuar këto parime do të çonte në pasoja serioze, “tha Stano.

Ai tha se BE-ja vazhdimisht paralajmëron të gjithë aktorët politikë në vend që të përmbahen nga retorika dhe veprimet provokuese, veçanërisht ata në Republika Srpska që vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha Stano.

Ai deklaroi se çështja e ligjshmërisë së Republika Srpska ishte para Gjykatës Kushtetuese të BiH në dy raste, në vitin 2015 dhe 2019, dhe se Gjykata Kushtetuese deklaroi se legjitimiteti i Republikës Srpska nuk është në përputhje me Kushtetutën e BiH.

“Dhe mund të përsëris, BE-ja këmbëngul që të gjithë aktorët në Bosnje dhe Hercegovinë të respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Çdo veprim që do të shkonte kundër këtyre parimeve do të çonte në pasoja të rënda”, tha zëdhënësi i BE-së./FrontOnline/

Komento: