Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës ende në shqyrim, diskutimet s’lidhen me mandatin aktual të institucioneve të BE

14:08 | 15 November 2024
stano:-heqja-e-masave-ndaj-kosoves-ende-ne-shqyrim,-diskutimet-s’lidhen-me-mandatin-aktual-te-institucioneve-te-be

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja e tyre është ende nën shqyrtim dhe se diskutimet po vazhdojnë.

Stano në një koferencë për media e ka bërë të qartë se diskutimet në mes të shteteve anëtare s’lidhen me mandatin aktual të institucioneve të Bashkimit Evropian.

“Çështja e masave është ende në shqyrtim në Këshill. Kjo do të thotë se është duke u debatuar dhe do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së, pavarësisht se kur skadon mandati i institucioneve aktuale evropiane”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Komento: