Stano: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet për të cilat janë dakorduar

13:45 | 09 Janar 2024
stano:-kosova-dhe-serbia-duhet-te-zbatojne-marreveshjet-per-te-cilat-jane-dakorduar

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se BE-ja këtë vit pret që të dyja palët në dialog të punojnë në zbatimin e zotimeve që kanë marrë, duke theksuar se të dyja palët e dinë se për çfarë janë zotuar, transmeton FrontOnline.

Stano përkujtoi marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe të ndryshuar në Ohër në shkurt dhe mars të vitit të kaluar dhe theksoi se të dyja palët kanë marrë përsipër t’i zbatojnë obligimet e marra.

Siç thotë ai, ajo marrëveshje është miratuar edhe nga BE-ja.

“Palët u angazhuan dhe morën obligimet nga marrëveshjet në Bruksel dhe Ohër vitin e kaluar në shkurt dhe mars. Ata u zotuan. Të gjithë e dinë se ku jemi, të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe presim angazhim të plotë dhe që të dyja palët të punojnë shumë këtë vit, jo për të diskutuar formalitetet, por për të punuar për zbatimin e detyrimeve të marra”, tha Stano./FrontOnline/

 

Komento: