Stano: Palët të përmbushin detyrimet për të gjitha marrëveshjet pa vonesa

19:16 | 24 Tetor 2023
stano:-palet-te-permbushin-detyrimet-per-te-gjitha-marreveshjet-pa-vonesa

 Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për Front Online  e ka konfirmuar që takimi mes kryeministrit TË Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq do të mbahet këtë javë.

Ai, ka thënë se presin nga të dyja palët që të përmbushin detyrimet e tyre sa u përket marrëveshje pa parakushte apo vonesa.

“Ne presim veprime të shpejta nga palët për të treguar se janë të përkushtuara për të vazhduar procesin e normalizimit, duke përmbushur detyrimet e tyre përkatëse të dialogut nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara pa parakushte apo vonesa”, ka thënë Stano për Front Online.

Stano, ka treguar se çfarë është diskutuar në takimet e së shtunës në Prishtinë dhe Beograd.

“Diskutimet e përfaqësuesit special te BE-s Miroslav Lajçak në Beograd dhe Prishtinë gjatë fundjavës u fokusuan në atë se si të avancohet zbatimi i Marrëveshjes [Ohrit]. Nuk ka asnjë qëllim për ta zëvendësuar atë”, ka shtuar ndër të tjera Stano.

Ndërsa, ka bërë të ditur se është bërë edhe propozim për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“U diskutuan propozime dhe ide të ndryshme – disa prej tyre në formë të shkruar dhe këto diskutime do të vazhdojnë. Këtu përfshihet edhe një propozim modern evropian për (statutin) e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka shtuar Stano për Front Online

Komento: