Stano: Pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, i marrin vendimet si i shohin të arsyeshme dhe relevante

15:53 | 01 Korrik 2024
stano:-pese-shtetet-e-be-se-qe-nuk-e-njohin-kosoven,-i-marrin-vendimet-si-i-shohin-te-arsyeshme-dhe-relevante

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se detyra e Bashkimit Evropian në çësshtjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, është vetëm normalizimi i marrëdhënieve mes tyre.

Ndër të tjera, Stano thotë se pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, vendimin e marrin si e shohin të arsyeshëm dhe relevant, njofton Klankosova.tv.

“Objektivi i dialogut të Beogradit dhe Prishtinës është normalizimi i marrëdhënieve, pra kjo është puna që i është dhënë Bashkimit Evropian, për të ndihmuar të dyja palët në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, thotë Stano.

“Nuk ka njohje, por sigurisht një vetëdije logjike do të ishte po të kishte njohje. Por kjo është shumë më përpara procesit, dhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, do të marrin vendimin e tyre në bazë të asaj që ata shohin të arsyeshme dhe relevante. Kjo nuk është problemi i BE-së, edhe njëherë çështja është tek normalizimi i marrëdhënieve, ndërsa definimi i normalizimit kur të mbërrijmë atje, ose më mirë të themi kur palët arrijnë në atë pikë, ato do ta definojnë normalizimin”.

Ndërkaq, një takim tjetër në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të zhvillohet të martën në Bruksel.

Komento: