Stano: Raporti i Borrellit për masat është i brendshëm, nuk e diskutojmë në publik përmbajtjen

18:21 | 18 Qershor 2024
stano:-raporti-i-borrellit-per-masat-eshte-i-brendshem,-nuk-e-diskutojme-ne-publik-permbajtjen

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, u ka dorëzuar raportin që hartoi për masat ndëshkuese ndaj Kosovës shteteve anëtare të Unionit në bazë të së cilit do të vendoset nëse do t’i hiqen masat Kosovës ose jo. Por, nuk dihet se çfarë ka rekomanduar Borrell në këtë raport.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se kryediplomati Borrell e ka dërguar tashmë raportin për masat ndaj Kosovës te shtetet e BE-së, duke shtuar se përmbajtjen nuk do ta diskutojnë në publik meqë është “raport i brendshëm”.

“Raporti i Përfaqësuesit të Lartë u është dorëzuar shteteve anëtare. Ata tani do të kenë një diskutim për masat ndaj Kosovës në bazë të këtij raporti. Raporti është i brendshëm dhe i bërë për shtetet anëtare, kështu që ne nuk do të diskutojmë përmbajtjen e tij në publik”, tha Stano për Gazetën Express.

Komento: