Stano: Së shpejti do të organizohet një takim mes Bislimit dhe Petkoviq në Bruksel

12:09 | 02 Nëntor 2023
stano:-se-shpejti-do-te-organizohet-nje-takim-mes-bislimit-dhe-petkoviq-ne-bruksel

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se i dërguari i BE-së për dialog planifikon të organizojë sa më parë një takim mes kryenegociatorëve në procesin e dialogut, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, transmeton FrontOnline.

Stano theksoi se takimi do të jetë vazhdimësi e bisedimeve të nisura më 26 tetor.

“I dërguari i BE-së planifikon të organizojë së shpejti një takim në nivelin e kryenegociatorëve për të vazhduar diskutimet për përmirësimin e zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, pas takimit jozyrtar për mbështetjen e dialogut më 26 tetor”, tha Stano për mediat, transmeton FrontOnline.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takuan në Bruksel më 26 tetor, në margjinat e Samitit të Këshillit të Bashkimit Evropian, me Presidentin e Francës, kancelarin gjerman, kryeministren italiane si dhe me Presidentin e Këshillit të Bashkimi Evropian./FrontOnline/

 

Komento: