
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë se Lord Mandelson “gënjeu vazhdimisht” për marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein dhe se i vjen keq që e emëroi atë si ambasador në ShBA në vitin 2024.
Ai i tha Parlamentit se qeveria do të publikojë të gjitha materialet që lidhen me emërimin, përveç përjashtimeve për sigurinë kombëtare dhe “marrëdhëniet ndërkombëtare”. Por, pas presionit nga Konservatorët dhe disa deputetë të Partisë Laburiste, u tha se dokumentet e ndjeshme do t’i referohen një komisioni parlamentar, në vend që të përjashtohen automatikisht.