Statistikat e koronavirusit në Kosovë: Shumica e të prekurve janë meshkuj, dominon kjo moshë

17:14 | 28 Mars 2020

Publikohen statistikat e koronavirusit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar disa statistika të shtrirjes së deritanishme të COVID19 në Kosovë. Ajo që po dihet është se Malisheva mbetet më e prekura në Kosovë, ku nga 88 raste gjithsejtë në vend, 32 janë vetëm në këtë komunë.

Nga numri i përgjithshëm, shumica e të prekurve janë meshkuj, apo 53 % krahasuar me 47 të gjinisë femërore.

Një statistikë interesante është mosha. Ajo që dihet botërisht se ata që janë më në rrezik janë moshat e shtyra.

Në Kosovë, shumica e të prekurve janë nga mosha 20 deri në 29 vjet. Të kësaj moshe janë gjithsejtë 20 të prekur.

Nga 0 deri në 9 vjet janë 6 të prekur. Nga mosha 70 e tutje janë 9 të prekur, 60-deri në 69 janë 4 të prekur, ndërkaq 50 deri në 59 vjec janë të prekur 12 persona.

Për më shumë shikoni grafikonet e publikuara nga IKSHP.

Komento: