
12 raste të dhunës në familje janë regjistruar në Ferizaj gjatë dhjetorit.
Kështu bën të diturm Drejtoria Rajonale e Policisë.
“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit dhjetor 2025 ka shënuar rritje për + 50 % , në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2024”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Organet e rendit ftojnë qytetarët që të bashkëpunojnë për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.
Çdo rast mund të raportohet në këto mënyra:
– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje”.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar janë raportuar gjithsej 18 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon :
– 6 raste në Ferizaj
– 6 raste në Kaçanik
– 5 rast në Shtime
– 1 rast në Shtërpcë