Statistikat mbresëlënëse të Leaos

20:30 | 06 Mars 2022

Rafael Leao, ka qenë një nga lojtarët më të mirë për AC Milan këtë sezon dhe sigurisht më i miri në 2022, duke udhëhequr linjën edhe në momente të vështira.

Edhe pse të gjithë mund ta shohin, këtë e konfirmojnë edhe statistikat.

Kuqezinjtë do të përballen me Napolin jashtë shtëpisë në vetëm pak orë dhe Leao do të luajë nga minuta e parë. Është një ndeshje e vështirë dhe Stefano Pioli do të ketë nevojë për anësorin portugez në formë të mirë për të marrë një rezultat të mirë, përcjell ORAinfo.

Siç u tha, numrat konfirmojnë suksesin e Leaos këtë sezon. Midis të gjithë lojtarëve të Milanit që kanë shënuar të paktën një gol si në 2020/21 ashtu edhe në 2021/22, anësori është lojtari i vetëm që tashmë ka përmirësuar rekordin e tij (tetë gola këtë sezon kundrejt gjashtë sezonit të kaluar).

Me vendin e parë në renditje në lojë, mund të shpresojmë vetëm se kuqezinjtë do të thyejnë trendin negativ ndaj Napolit dhe do t’i sjellin tre pikët. /ORAinfo/

Komento: