
A është i varur Milan nga Ibrahimovic, tregojnë stasistikat.
Zlatan Ibrahimovic ka mahnitur të gjithë me ndikimin e tij që nga rikthimi tek AC Milan në janar 2019.
Suedezi është top golashënues i Serie A me 10 gola në vetëm 6 paraqitje për klubin këtë sezon pavarësisht moshës së tij 39 vjeçare.
Kritikët e “Rossonerëve” thonë se ekipi është i varur nga Ibra, dhe se pa të nuk do të ishin në këtë formë.
Por, sipas “LaGazzettadelloSport”, statistikat nuk gënjenë askënd, transmeton lajmi.net.
Statistikat e Milan këtë sezon pa Ibran janë pesë fitore dhe një barazim, një përqindje 83.3% e fitoreve të arritura, që do të thotë se Milani “kolektiv” funksionon.
Por, sipas gazetës ndikimi i sulmuesit nuk mund të mohohet, dhe se me Ibran, Milani është më i rrezikshëm.