Statovci e Guxo del kundër Qeverisë: Mësimdhënësve duhet t’u ekzekutohen pagat

22:23 | 03 October 2022

Deputetja e Guxo del kundër Qeverisë: Mësimdhënësve duhet t’u ekzekutohen pagat.

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se nuk pajtohet me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.

Ajo tha se mësimdhënësve duhet t’u ekzekutohen pagat.

“Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër”, shkruan Statovci.

Postimi i plotë:

Si partnerë në qeverisje me VV-në na bashkon vizioni i njëjtë që kemi, që shtetit tonë të mbarën ndërsa shpresën për një të ardhme dhe jetë më të mirë. Sigurisht se deri më tani bashkërisht kemi arritur shumë suksese me të cilat pajtohet lehtësisht cilido individ e madje edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e shumë punë na presin së bashku deri në realizimin e plotë të synimeve tona.

Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i jane kthyer bankave shkollore.

Por, nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.

Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër.

Komento: