Statovci për dialogun: Serbia s’ka tradhtuar vetëm Kosovën, por edhe palët e përfshira në të

12:04 | 24 Nëntor 2023
statovci-per-dialogun:-serbia-s’ka-tradhtuar-vetem-kosoven,-por-edhe-palet-e-perfshira-ne-te


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë ditë më parë se në Rashkë të Serbisë, po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist i Milan Radoiçiqit, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb.

Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

Ndërsa së fundi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi dhe se “po presin një moment të volitshëm për mësymje” në Kosovë, shkruan Front Online.

Për, këtë deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci thotë se në pamundësi që të ketë fitore politike shteti serb ka kaluar edhe në instrumentin e përdorimit të forcës për të arritur qëllimet e veta.

 “Mirëpo, mendoj se edhe në spektrin diplomatik në tërësi është pa që jo vetëm pala serbe që ka tradhtuar Kosovën, por gjithashtu ka tradhtuar edhe të gjitha palët që kanë qenë të përfshira në dialog të cilët kanë dhënë kontributin e tyre, kohën e tyre dhe mundin e tyre në mënyrë që në mes të Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje e cila është një lloj garance për paqen dhe prosperitetin e gjithë rajonit në tërësi”, ka shtuar deputetja.

Komento: