Statovci për propozimin për shtesa të policisë: Plotësisht e meritueshme dhe e domosdoshme

17:36 | 27 Tetor 2023
statovci-per-propozimin-per-shtesa-te-policise:-plotesisht-e-meritueshme-dhe-e-domosdoshme

Deputetja Jeta Statovci ka reaguar pas propozimit të Qeverisë lidhur me shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se një gjë e tillë është plotësisht e meritueshme dhe e domosdoshme.

“Shtesat e policisë u lëshuan!

Retroaktivisht. Nga shkurti i këtij viti. Plotësisht e meritueshme dhe e domosdoshme.

Rendi dhe ligji mbi të gjitha. Puna e policisë gjithmonë shërben si udhërrëfyes për përkushtim ndaj rendit, ligjit dhe sigurisë” ka thënë Statovci në reagimin e saj.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti propozoi shtesat që variojnë nga njësitet e policisë./Front Online

Komento: