Statovci për veriun: Qeveria Kurti nuk mund të akuzohet për marrjen e ndonjë hapi jo demokratik

18:43 | 25 Korrik 2023
statovci-per-veriun:-qeveria-kurti-nuk-mund-te-akuzohet-per-marrjen-e-ndonje-hapi-jo-demokratik


Për qëndrimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti karshi situatës në veri të Kosovës, ka folur deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

Ajo për Front Online tha se Qeveria nuk mund të akuzohet për marrjen e ndonjë hapi jo demokratik.

 

Deputetja Statovci ka folur edhe për zgjedhjet në veri.

“Qeveria e Kosovës nuk mund të akuzohet në asnjë çështje për marrjen e ndonjë hapi që mund të cilësohet si jo demokratik. Edhe çështja e zgjedhjeve ka shkuar në koordinim me palën ndërkombëtare e cila është komplimentuar si proces ashtu edhe kryetarët dhe hapi tjetër ka qenë edhe marrja e detyrës. Institucionet dhe liderët tonë institucional kanë pasur gatishmëri që vullneti i qytetarëve i mjaftueshëm të vie në shprehje, asnjëherë s’kanë qenë problem zgjedhjet por bojkoti”, thotë ajo.

Statovci shpreson që zgjedhjet e radhës në veri të vendit do të shkojnë siç duhet.

“Kurti ka pasur edhe zotimin politik të pjesëmarrjes të përfaqësuesit të komunitetit serb e cila nuk ndodhi për një varg arsyesh, disa nga motivet politike që vien nga Beogradi, po shpresojmë që mos të ketë rrethana të tilla që të shkojmë në një proces që të jetë sa më përfaqësues. Presidentja ka pasur gatishmëri në mundësi që të kemi një përfaqësim më të gjerë të popullatës në sensin e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje, por kjo ka kërkuar disa parakushte elementare”, thotë Statovci.  

Komento: