Statovci tregon sfidat dhe sukseset e Kosovës në vitin 2023: Vizat, energjia, ekonomia e sulmet nga Serbia

18:55 | 02 Janar 2024
statovci-tregon-sfidat-dhe-sukseset-e-kosoves-ne-vitin-2023:-vizat,-energjia,-ekonomia-e-sulmet-nga-serbia

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, ka folur për sfidat dhe sukseset e vitit 2023.

Ajo thotë se ky vit ka pasur dinamikat e veta por edhe sfidat, por që e gjen Kosovën në demokraci të fortë.

“Ka qenë një vit me dinamikat e veta dhe përparësitë e veta që jemi munduar si agjendë t’i shtyjmë përpara por ka pasur edhe sfidat por mendoj se ky vit e gjen Kosovën në demokraci më të fortë, betejat e Kosovës padyshim që janë të shumta edhe në rrafshin politik dhe besoj që shtetësi dhe Kosovë nuk ka pasur asnjëherë në territorin e Kosovës, në përpjekje të saj të vazhdueshme për të shtrirë rend dhe ligj, si dhe për të përforcuar pozicionin e saj në rrafshin ndërkombëtar. Në aspektin ekonomik ka qenë vit sfidues, marrja e mandatit në pandemi, e pastaj krizat ekonomike e energjetike, mirëpo kjo ka bërë që ne të kemi një fokus që ekonomia jonë të zhvilllojë tutje. Këtë po e shohim edhe në raportet e fundit ku sipas FMN-së Kosova është në top tre vendet për zhvillim ekonomik”, thotë ajo.

Ajo përmend dhe sfidat që ka pasur Kosova gjatë vitit që lamë pas, derisa liberalizimin e vizave e thekson si lajm të mirë.

“Ka pasur dhe sfidat e veta por vitin e nisim me lajme të mira, me liberalizimin e vizave ku që një kohë të gjatë është thënë që Kosova i ka përmbushur kriteret teknike, mirëpo ka qenë një vendim politik, deri kur është dhënë drita e gjelbër për liberalizimin. Sfida e energjisë, pastaj ajo e sigurisë që iu dha më shumë rëndësi, ku pavarësisht dialogut ne u dasht të ndërhynim në terren për shkak të sulmeve që kemi pasur. Mendoj se është koha që Kosovës t’i jepet drita e gjelbër që ta marrë statusin e vendit kandidat në BE, si dhe rrugëtimin e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe mendoj se përmes këtyre dy shtigjeve do të kemi pozicion më të avancuar si shtet”, vlerëson deputetja për Gazeta Blic.

Komento: