Stelina shpërthen në lot, rrëfen dhunën e rëndë familjare: “Është trauma ime më e madhe”

00:26 | 18 Janar 2026
Stelina shpërthen në lot, rrëfen dhunën e rëndë familjare: “Është trauma ime më e madhe”

Stelina ka bërë një rrëfim tejet prekës, duke treguar dhunën e rëndë që ka përjetuar brenda familjes së saj.
Ajo zbuloi se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së saj, skena që kanë lënë gjurmë të thella në jetën e saj.

Mes lotësh, Stelina tregoi se traumat e mëdha që përjetoi patën pasoja serioze në shëndetin e saj psikologjik, deri në atë pikë sa për një periudhë kohe humbi edhe të folurën.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se babai i saj kishte qenë i burgosur, ndërsa në qershor të vitit 2025 ai ka ndërruar jetë. Pavarësisht kësaj, Stelina thekson se plagët emocionale nga ajo periudhë mbeten ende të hapura.

Komento: