Stema e Ushtrisë së Kosovës e vjedhur, dalin detajet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Stema e Ushtrisë së Kosovës e vjedhur, dalin detajet

14:19 | 07 Janar 2019

Vitin që lamë pas, Kosova bëri një hap të madh pasi që themeloi Ushtrinë e saj.

Stema e Ushtrisë së Kosovës si duket është vjedhur nga një kompani e sigurimeve në SHBA.

Kompania e Sigurimeve në SHBA me bazë ne Los Angeles, e themeluar më 2003, ka të njëjtën stemë të cilën e ka edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këtë stemë FSK’ja e ka zyrtarizuar më 21 janar 2009, ndërsa kjo kompani e sigurimeve thotë se është themeluar më 2003 në SHBA.

Kujtojmë se edhe në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ishte përzgjedhur një logo, e cila më pas doli të jetë plagjiaturë.

Për këtë, Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pasi u mor vesh se u prezantuan me logo të vjedhur, vendosën ta ndryshonin atë, dhe kështu e prezantuan më pas logon e re të 10-vjetorit.

Komento: