Stërvitja e kombëtares së Kosovës, ndalet rryma në stadium për 20 minuta

20:34 | 07 October 2020

Sot kombëtarja e Kosovës është stërvitur në “Todor Proeski” para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

Kjo ka qenë stërvitja e fundit për ‘Dardanët’, para ndeshjes së ditës së enjte.

Fillimisht, në orën 17:30, Bernard Challandes u paraqit në konferencë për shtyp, ndërsa stërvitja u zhvillua nga ora 18:00.

Por për rreth 20 minuta, Kosova është detyruar të ushtrojë në terr në stadiumin “Todor Proeski”.

Sipas nikoqirëve, kjo ka ndodhur për shkak të “problemeve me ndriçim”.

Komento: