Steven Gerrard tregon se Mourinho në vitin 2010 e kishte kërkuar te Reali

21:30 | 30 Korrik 2023

Gerrard tregon se Mourinho e kishte kërkuar në vitin 2010 te Reali.

Steven Gerrard ka rrëfyer se si ishte afër transferimit te Real Madridi në vitin 2010, në atë kohë kur ekipi spanjoll drejtohej nga Jose Mourinho.

Gerrard, në këtë intervistë të pathënë më herët, potencoi se do të kishte qenë ëndërr për të që të luajë në Ligën e Kampionëve me Real Madridin e Mourinhos.

“Ti shikon pas dhe mendon ‘paramendoje të luash për Real Madridin’. Reali deshti që unë të shkaktoja një luftë te Liverpooli që të largohesha, kjo ishte rruga e vetme që kjo të ndodhte”.

“Paramendo të luash me Mourinhon në Ligën e Kampionëve me Real Madridin, eksperiencë e pabesueshme. Por, nuk ndodhi”, u shpreh Gerrard.

Kujtojmë, legjenda Gerrard pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi pikërisht në “Anfiled”, duke e fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2005 përballë Milanit, në një përmbysje fantastike.

Komento: