​Stigma, armiku i fshehur i të mbijetuarve të dhu’nës sek’suale

11:38 | 27 January 2025
​stigma,-armiku-i-fshehur-i-te-mbijetuarve-te-dhu’nes-sek’suale

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti tha se armik i fshehur i të mbijetuarve të dhunës seksuale është stgima.

Kështu u shpreh ajo në tryezën me temën “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin”.

Sipas saj, drejtësia për këtë kategori duhet të shkojë përtej kësaj.

“Dhuna seksuale në luftë por edhe në vendet ku ka konflikt aktualisht lë plagë të thella, por shkatërron edhe shëndetin mendor. Ajo përfshin edhe një efekt më të madh, siç është stigmatizimi. Stigma është një armik i fshehur, duke i shkaktuar ndjesinë e turpit dhe marres që mbizotëron edhe të familjarët. Për shumë prej tyre stigma bëhet një lloj pengese”, tha Rushiti.

Rushiti theksoi se drejtësia është rehabilitim thelbësor, ku fajësia i dedikohet dhunuesit.

Shefi i sektorit për sundimin e ligjit dhe ekipit për të drejtat e njeriut nga Zyra e përfaqësuesit special të BE-së, Jarmo Feliks Helppikangas tha se po bëhen përpjekje për të ofruar drejtësi.

“Ka pasur përmirësime, agjencioni për drejtësi tranzicionale që është adaptuar kohëve të fundit, ka pasur përpjekje. Çfarë nuk duhet të harrojmë këtu është se viktimat janë thelbi i kësaj, ata duhet të dalin para drejtësisë dhe të tregojnë se çfarë ka ndodhur”, tha ai.

Komento: