Stradner: Vuçiq po i ndjek plotësisht hapat e Putinit në politikë

10:59 | 28 Maj 2023

Analistja amerikane: Vuçiq po i ndjek plotësisht hapat e Putinit në politikë.

Analistja dhe hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner, e ka komentuar situatën në veri të vendit.

Ajo ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është duke u bazuar në politikën e presidentit rus Vladimir Putin.

“Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor…”

“Gjëja tjetër për Vuçiqin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj, dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar Stradner në Twitter.

Komento: