Strakosha- Lazio, vjen lajmi i papritur

14:25 | 12 Mars 2021

Strakosha drejt largimit nga Lazio, kërkohet nga skuadra londineze.

Thomas Strakosha pritet të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të verës.

Portieri shqiptar këtë edicion ka humbur vendin e titullarit nga veterani Pepe Reina dhe nuk është i kënaqur me situatën në klub.

Strakosha ka probleme edhe me klubin, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me kryeqytetasit.

E ardhmja e shqiptarit mund të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Sipas mediave që qëndrojnë pranë klubit bardhekaltër, dëshira e portierit shqiptar është të transferohet te Borussia e Dortmundit por me shumë gjasa e ardhmja e tij do të jetë në Ishull pasi Strakosha pëlqehet shumë nga drejtuesit e West Ham të cilin po përgatitin një ofertë për kartonin e tij.

‘Çekanët’ të cilët e kërkuan dhe në janar kuqeziun vlerësojnë reflekset e shkëlqyera të Strakoshës dhe duke pasur parasysh edhe marrëdhëniet e mira që kanë Lotiton pas blerjes së Felipe Anderson do ta bëjnë një përpjekje për shqiptarin.

Gardiani shqiptar ka një vlerë prej 25 milionë euro në tregun e transferimeve.

Komento: