
Napoli mendon për transferimin e Strakoshës në verë.
Thomas Strakosha duket se po kalon muajt e tij të fundit si portier i Lazios.
Portieri shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me kryeqytetasit italian dhe ende nuk e ka rinovuar atë.
Drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar rinovimin, por Strakosha ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.
Napoli është skuadra e fundit që është futur në garë për transferimin e shqiptarit në verë i cili mund të largohet falas nga Lazio.
Radio Marte ka raportuar se drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli po tenton afrimin e Strakoshës në verë.
26-vjeçari ka të drejt qysh tani të futet në bisedime me skuadra tjera dhe Napoli po tenton ta bind t’iu bashkohet në verë.
Strakosha është pjesë e Lazios, që nga viti 2012 kur fillimisht ishte bashkuar me të rinjtë e këtij ekipi nga ekipi grek Panionios.