Janë tetë ndeshje deri në fund të sezonit, por Milani padyshim që fillon të mendojë edhe për tregun e transferimeve.
Maldini dhe Massara, siç kanë thënë shpesh, janë të gatshëm të kapin shanset e merkatos.
Midis këtyre është sigurisht Florian Thauvin, kontrata e të cilit skadon me Marseille në qershor.
Sipas La Gazzetta delo Sport, ka lajme të rëndësishme në këtë front.
Thauvin, së bashku me agjentin e tij, ndryshuan strategjinë me Milanin.
Në bisedat e javëve të fundit, në fakt, lojtari kishte kërkuar një pagë 4 milion euro, por gjërat kanë ndryshuar.
Gjithashtu pas thashethemeve rreth interesit të Milanit për Josip Ilicic, kërkesa ka rënë, ashtu si edhe komisionet për agjentët.
Negociatat për këtë arsye u rihapën, duke pasur parasysh që klubi kuqezi nuk ishte i gatshëm të kënaqte kërkesat e francezit. Për momentin jemi akoma në një fazë ndërlidhëse: kualifikimi për në Ligën e Kampionëve të ardhshëm do të jetë vendimtar.
Duhet thënë gjithashtu se Olympique Marseille do të donte ta mbante me çdo kusht. Trajneri Jorge Sampaoli gjithashtu foli për këtë:
“Për mua ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj skuadre. Kur e shoh duke luajtur, i them vetes se do të dëshironim të vazhdonim me të në të ardhmen. Por, siç thashë për Milik, ka shumë parametra ekstra-sportivë që tejkalojnë vullnetin e thjeshtë të trajnerit”.
Paga e vendosur nga kompania franceze është 3 milion euro.
Për momentin, megjithatë, shanset që Thauvin të qëndrojë në Marsejë janë të vogla. Ekipi vështirë se do të kualifikohet për në Europa League sezonin e ardhshëm, dhe për këtë arsye ai do të dëshironte të provonte një përvojë të re.
Tymi i bardhë midis Milanit dhe Thauvin mund të mbërrijë së shpejti, pikërisht përballë kërkesave të ulura nga shoqëruesit e lojtarit.
Vëmendje gjithashtu për Josip Ilicic, i cili mbetet gjithmonë në vështrimet e Maldinit, por Florian duket se ka kaluar në preferenca.
Madje, ndoshta vonesa vjen për shkak se francezi dëshiron të luajë në Champions dhe pret që Milani ta sigurojë këtë objektiv.