Strategjia e re e Milanit për ta mbajtur Brahim Diaz në ‘San Siro’

11:19 | 04 Qershor 2021

Milani me strategji të re për Diaz, huazim dy-vjeçar me obligim të blerjes përfundimtare

Brahim Diaz mund të vazhdojë të jetë lojtar i Milanti.

Mesfushori i Real Madridit, Brahim Diaz mund të bëhet lojtar i përhershëm i Milanit.

Diaz ishte huazuar pa të drejtë blerje ku në sezonin e fundit shkëlqeu në fanellën “Rossonere”.

Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtari dëshiron qëndrimin në “San Siro” dhe Milani është i gatshëm të bëjë një ofertë për Realin.

Fjala bëhet për një ofertë huazimi dy-vjeçar me obligim të blerjes përfundimtare në vitin e tretë.

Kjo do t’i konvenonte “Rossonerëve” që të mos shpenzonin shumë dhe të gjenin një mënyrë për të marrë lojtarin.

Komento: