Stresi hap kuletën, shpënzon 15 mijë euro për Labinot Rexhën

13:25 | 07 Shkurt 2026

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Kosova u përmbyll me eliminimin e Kushtrim Kelanit, i cili u skualifikua nga votat e publikut në një televotim të fortë përballë Ludo Lee dhe Labinot Rexhës.

Menjëherë pas kësaj, reperi Stresi ka zbuluar mbështetjen e jashtëzakonshme që ka dhënë për mikun e tij.

Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka treguar se ka dërguar plot 15 mijë vota në favor të Labit.

Ai u shpreh se këtë e bën për shoqëri, ndërsa theksoi se votimi i tij ka qenë vendimtar në këtë nominim.

“Çfarë janë 15.000 vota për shoqëri? Vaj hallin në finale,” ka shkruar reperi në postimin e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Komento: