Stresi i dërgon dron Vesës, befason me mesazhin që i ka shkruajtur

14:42 | 09 Nëntor 2023

Reperi i njohur shqiptar dhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi ka treguar mbështetjen e tij për njërën prej banoreve të BBVK 2.

Rap-artisti mbrëmë (e mërkurë) në orët e vona i ka dërguar një dron Vesa Vllasaliut, për t’i dhënë përkrahje nga jashtë për rrugëtimin e saj në BBVK.

“Mbaje kokën lartë mbretëreshë”, shkruhej në dronin që dërgoi Stresi.

Theksojmë që Vesa deri tani ka shokuar me rrëfimet e saj nga jeta private dhe marrëdhënia me futbollistin Mërgim Berisha.

Ajo ka deklaruar se ish i fejuari e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë dy muaj para martesës, me të cilën ai tani është i martuar.

Mes tjerash, Vesa ka zbuluar se ajo nga kjo marrëdhënie mbeti shtatzënë, por që e humbi fëmijën.

Ndërkohë historia e Vesës me futbollistin u komentua edhe gjatë ‘Prime’ të së hënës, duke ngjallur diskutime të shumta.

Shiko foton:

Komento: