
Stresi ndoshta mund të ketë kontribuar në mesin e situatës së tensionuar në Tiranë.
Reperi i njohur, përkrahës i Partisë Demokratike të Sali Berishës, ka publikuar fotografinë e disa shisheve të mbushura me benzinë, të lidhura për mjete piroteknike, shkruan IndeksOnline.
Krahas fotografisë, Stresi ka shkruar se kjo është forma e vetme për të zmbrapsur policinë.
“Vetëm me këto i zbrapsni policët, e makinat, e çdo gjë. Jua garantoj 100%” shkroi Stresi.
Qysh dje, situata në Tiranë është tensionuar, me shumë protestues që kanë sulmuar me koktejë molotovi Bashkinë e Tiranës dhe tregun te Pazari i Ri.

Dhjetëra protestues janë shoqëruar në komisariat, teksa plot të tjerë kanë përfunduar në emergjencë.
