Stresi me koment epik për Edona James

17:27 | 01 Nëntor 2023

Stresi ka një koment për Edona James: Është banorja më e sinqertë në Big Brother.

Stresi ishte banori i cili doli fitues edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”.
Edicioni i dytë po komentohet jashtëzakonisht për shkak të personazheve pjesëmarrëse, shkruan lajmi.

Edona James, është banorja e cila po mbizotëron nëpër media me deklaratat e saj.

Një mendim lidhur me të e ka dhënë ish fituesi i edicionit të parë, Stresi.

Ai është shprehur se Edona James është më e sinqerta aty dhe se nuk ka të drejtë ta gjykojë askush e se mund të bëjë çfarëdo me jetën e saj.

Tutje, Stresi thotë se nuk ka asnjë tjetër të sinqertë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Komento: