Një histori të tillë mos e përjetoftë askush.
Prej pesë muajsh Stresi ndodhet pas hekurave, por kjo s’ka ndikuar aspak në dashurinë mes tij dhe partneres Keisi.
Ndërsa kjo e fundit ndodhet në Amerikë, ku jeton prej vitesh, çdo ditë ka bërë dedikime për reperin përmes postimeve në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e djeshme ajo është bërë nostalgjike, pasi postoi disa foto nga momentet intime me Stresin.
“Sikur 10 ditë, muaj apo vite të ishim larg, 100 do të kisha pritur”, shkruan Keisi, ndërsa në një tjetër postim e quan jetë.
Pak kohë më parë Keisi ka treguar se do të bëjë dasmë pasi reperi të lirohet nga burgu.