Stresi po përgatit dhuratën e madhe për banorin e “BBVA”

18:25 | 13 January 2025

Reperi i njohur Stresi ka bërë një premtim të veçantë për banorin e “Big Brother VIP Albania,” Klajdi Musabelliu.

Ai ka planifikuar ta ndihmojë Klajdin të rikthehet në botën e muzikës pas përfundimit të aventurës së tij në reality show.

Në një postim në rrjetet sociale, Stresi zbuloi se ka kontaktuar një studio muzikore prestigjioze në Itali, e cila do të jetë në dispozicion për Klajdin. Studioja do t’i ofrojë mundësinë për të regjistruar dhe realizuar albumin e tij të parë pas një periudhe të gjatë mungese në muzikë.

Në mesazhin e tij publik, Stresi shkroi:

“Ky djalë shumë i edukuar, publikisht e them që në një nga studiot më prestigjoze në Itali, kur të dalë, e ka një album muzikor nga unë…”

Komento: