Qendra e Studentëve në Prishtinë ka thënë se sot janë ngritur shqetësime nga disa studentë në adresat zyrtare të Qendrës së Studentëve në lidhje me servimin e një artkullit, virshle, me afat të skaduar.
QS ka reagur për këtë rast duke thënë se si staf kanë kontrolluar të gjitha stoqet e artikujve ushqimorë dhe është vërtetuar se asnjë produkt në deponë e Mensës së Studentëve nuk është me afat të skaduar.
“Për informimin tuaj, ju sqarojmë se çdo artikull ushqimor që hynë në depon e mensës dhe servohet për studentë i nenshtrohet kontrollit tonë të brendshëm”, thuhet në reagim.
Tutje është treguar se Mensa e Studentëve periodikisht kontrollohet edhe nga Inspekoriati Sanitar i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit në Kosovë.