Studim i ri: Koronavirusi u shfaq në Evropë qysh në dhjetor

16:26 | 04 May 2020

Mjeku francez thotë se oronavirusi u shfaq në Evropë qysh në dhjetor

Koronavirusi i ri mund të ketë arritur në Evropë më herët sesa që është paramenduar.

Kështu të paktën po pretendon Dr. Yves Cohen, shef i Njësitit të Kujdesit Intensiv në Paris. Ai përgjatë një interviste të drejtpërdrejtë të shtunën me televizionin francez të lajmeve BFMTV deklaroi se kishte identifikuar një rast pozitiv me Covid-19 më 27 dhjetor, shkruan e përditshmja amerikane ABC Neës, transmeton lajmi.

Mjekët, sipas tij, kishin ri-analizuar mostrat e 24 pacientëve që vuanin nga pneunomia, por kishin rezultuar negativ.

Mirëpo, njëri nga pacientët testoi pozitivisht për COVID-19. Mjekët madje e testuan dy herë mostrën për të qenë të sigurt, sipas Dr. Cohen.

“Ne e telefonuam pacientin. Sëmundja i zgjati për 15 ditë rresht. Ai infektoi edhe dy fëmijët e tij, por jo edhe gruan”, tha Cohen për BFMTV.

“Ne nuk mund të shkojmë më tej me përgjigje, por mendojmë se i takon institucioneve të tjera që të kryejnë hetime”, shtoi kreu i Njësitit të Kujdesit Intenziv.

Dr. Cohen deklaroi se pacienti në fjalë mund të jetë “Pacienti Zero” i Francës. Ai u bëri thirrje mjekëve që të ritestojnë të gjitha mostrat e pacientëve të marra në dhjetor, që rezultonin negativisht.

“Ndoshta ka raste të tjera”, shtoi ai. “Virusi ndoshta po qarkullonte (në atë kohë)”.

Franca raportoi rastin e parë të konfirmuar të COVID-19 në qytetin jugperëndimor të Bordo me 24 Janar. Ai ishte gjithashtu rasti i parë i raportuar në Evropë.

Komento: