Studim tejet interesant për Salah, do të befasoheni nga këto detaje

13:49 | 04 Qershor 2019

Është bërë një studim interesant për Salah.

Një studim i Universitetit të Stanfordit ka zbuluar disa detaje interesante rreth futbollistit egjiptian Mohamed Salah.

Ky i fundit erdhi në ‘Anfield’ në vitin 2017 me pak bujë nga Roma, megjithatë qysh në sezonin e parë shpërtheu duke fituar ‘Këpucën e Artë’ në Premierligë.

Megjithatë përveç efektit që ka pasur në fushë, anësori i Liverpool ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm jashtë saj.

Sipas studimit nga Universiteti i lartpërmendur, krimet dhe urrejtjet në rrugët e Merseyside kanë rënë në vetëm 19 përqind.

Përveç kësaj, edhe komentet anti-myslimane janë reduktuar në 50 përqind nga tifozët e Liverpoolit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se emri i Salah ishte më i përdoruri para dy viteve në Egjipt, kur ylli i ‘Të Kuqëve’ kualifikoi kombëtaren e tij në Rusi 2018.

Komento: