Studimi i fundit: Ja për sa ditë mund të vdes i infektuari me koronavirus

13:11 | 13 March 2020

Studimi i fundit kinez tergon se për sa ditë vdes i infektuari me koronavirus.

Studimi i pacientëve në Kinë ka tregon se periudha mesatare e lëshimit ishte 22 ditë derisa periudha mesatare e vdekjes ishte 18.5 ditë janë rezultatet e studimit të parë të progresit të sëmundjes të shkaktuar nga virusi nga Wuhan në Kinë, transmeton Gazeta Metro.

Studiuesit në Kinë kanë hulumtuar dosjet e 191 pacientëve të pranuar në spitalin Jinyintan dhe spitalin e mushkërive në Wuhan pas 29 dhjetorit 2019 e që janë lëshuar apo kanë vdekur deri me 31 janar.

Të dy spitalet kanë pranuar pacientë me simptomat më të rënda të COVID-19 nga rajoni përreth Wuhan deri më 1 shkurt. Gjatë asaj kohe, 137 pacientë janë lëshuar ndërsa 54 kanë vdekur. Hulumtimi ka zbuluar se nga koha e pranimit deir tek ajo e lëshimit të pacientit ishte 22 ditë, derisa periudha mesatare deri në vdekje ishte 18.5.

Kohëzgjatja mesatare e etheve tek të mbijetuarit ishte 12 ditë, ngjashëm me atë nuk i kanë mbijetuar, por gjysma e njerëzve të shëruar ende kishin kollë edhe në lëshim. Problemet me frymëmarrje përmirësoheshin pas mesatarisht 13 ditësh pas infektimit.

Para ata që nuk i mbijetuan, sepsis filloi mesatarisht tek dita e nëntë, derisa dëmtimi akut i zemrës apo veshkave ka ngjarë në ditën e 15’të. Është zbuluar po ashtu se pacientët që i mbijetuan ishin infektues deri në 37 ditë, shumë më gjatë sesa ishte menduar më parë.

Prof. Bin Cao, nga Spitali i miqësisë Kinë-Japoni dhe Universiteti Capital i Mjekësisë në Kinë, tha:

“Ne rekomandojmë se rezultati negativ për Covid-19 duhet të jetë i mandator para se pacienti të lëshohet nga spitali”

Gati 125 mijë njerëz në 114 shtete janë raportuar se janë infektuar me koronavirusin e ri dhe mbi 4600 kanë vdekur.

Studimi tregon se 30 për qind e pacientëve të shtrirë në spital vuanin nga shtypja e lartë e gjakut dhe 19 për qind nga diabeti, të dyja gjendjet besohet se janë faktor i madh rreziku për koornavirusin. Moxha e shtyrë dhe çështjet me koagulimin po ashtu shtojnë rrezikun e vdekjes.

Dr. Zhibo Liu, nga Spitali Jinyintan, tha: “Mosha e shtyrë, shfaqja e sepsis në pranim, sëmundjet e mëparshme si shtypje e lartë e gjakut dhe diabeti, si dhe shfrytëzimi i zgjatur i ventilimit jo invasiv ishin faktor të rëndësishëm i vdekjes të këtyre pacientëve”.

“Rezultatet e më të dobëta ten njerëzit e moshuar mund të jenë pjesërisht të lidhura me dobësimin e sistemit të imunitetit për shkak të moshës dhe inflamacioni i shtuar mund të promovoj tek shumëfishimi viral dhe reagim të zgjatur të imflamacionit, duke shkaktuar dëmtim të përhershëm të zemrës, trurit dhe organeve tjera”.

Gjatë studimit, hulumtuesit kanë krahasuar regjistrat klinik, të dhënat e trajtimi, rezultatet laboratorike dhe të dhënat demografike të atyre që mbijetuan dhe janë lëshuar dhe atyre që nuk i mbijetuan infektimit.

Pacientët ishin të moshës mesatare të 56 viteve. Shumica ishin meshkuj (62 për qind), dhe rreth gjysma (48 për qind) kishin sëmundje tjera kronike.

Në krahasim me të mbijetuarit, pacientët që vdi.qën ishin më të moshuar, me mesatare prej 69 vitesh në krahasim me 52, dhe kanë një rezultat më të lartë të sekuencës së dështimit të organeve, me indikacion të sepsis dhe ngritje të lartë nivelit të gjakut të proteinës d-dimer (pikëshënues për koagulim) gjatë pranimit në spital.

Rastet e rënda gjithashtu kishin nivel të ultë të qelizave të bardha të gjakut, nivel të ngritur të Interleukin 6 (bio shënues për inflamacion dhe sëmundje kronike) si dhe koncentrim me ndjeshmëri të lartë të troponin I (pikëshënues për sulm në zemër).

Autorët e studimit udhëzojnë që këto mund të shfrytëzohen për përcaktimin se cilët pacientë janë me rrezik të lartë në pranim.

Ky hulumtim ishte botuar në revistën The Lancet.

Komento: