Studimi i fundit: Mbrojtja e vaksinave të Pfizer dhe AstraZeneca bie pas 90 ditësh

19:24 | 19 August 2021

Një studim britanik zbulon se mbrojtja që ofrojnë vaksinat e Pfizer dhe AtraZeneca kundër variantit delta të koronavirusit, zbehet 90 ditë pas dozës së dytë.

Bazuar në më shumë se 3 milionë raste rreth Britanisë së Madhe, studimi i Universitetit të Oksfordit, zbuloi se 3 muaj pas dozës së dytë të Pfizer dhe AstraZeneca, efektshmëria në parandalimin e infektimeve zbriste nga 85 dhe 68% respektivisht, në 75 dhe 61%.

Reduktimi i nivelit të mbrotjes është më i theksuar tek ata mbi moshën 35-vjeçare.

Duke theksuar rrezikun e shtuar të infektimit nga varianti Delta, studimi tregon gjithashtu se personat që infektohen, pavarësisht se janë të vaksinuar plotësisht, kanë një ngarkesë të ngjashme virale me të pavaksinuarit, që nënkupton se mund t’ia ngjisin të tjerëve më lehtësisht virusin.

Komento: