Studimi më i ri: Ja cila vaksinë është më e mirë kundër llojit britanik të COVID-19

17:54 | 30 May 2021

Studimi francez tregon se cila vaksinë është më e mirë kundër llojit britanik të COVID-19.

Vaksina Pfizer prodhon antitrupa që mund të neutralizojnë llojin indian të koronavirusit, por gjithsesi me efikasitet paksa të zvogëluar sipas testeve laboratorike, sipas një studimi nga studiuesit nga Instituti francez Pasteur.

Në individët e vaksinuar me dy doza të vaksinës, antitrupat Pfizer/BioNTech të pranishëm në serumin e gjakut janë efektivë kundër llojit britanik të virusit, por janë pak më pak efektivë ndaj llojit indian, sipas gjetjeve të studimit.

“Megjithëse efektiviteti është ulur pak, sipas testeve laboratorike, vaksina Pfizer është e besueshme se mbron”, tha Olivier Schwartz, bashkautor i studimit dhe drejtor i Departamentit për viruse dhe imunitet në Institutin Pasteur në Paris.

Studiuesit gjithashtu testuan efektivitetin e vaksinës AstraZeneca në ato lloje, por vetëm te njerëzit e vaksinuar me një dozë të vaksinës, pasi ata aktualisht nuk kanë qasje në mostrat me dy doza.

Meqenëse doza e dytë e kësaj vaksine jepet pas 12 javësh, dhe përgatitja filloi të përdoret në BE vetëm në muajin shkurt, doza të tjera filluan të jepen vetëm në fund të prillit në Francë, dhe në një numër më të vogël të njerëzve, pasi që ajo është e kufizuar që t’i jepet popullsisë mbi 55-vjeç.

Bazuar në një dozë, rezultatet tregojnë se vaksina AstraZeneca, e cila është efektive për llojin anglez të virusit, ka shumë pak efekt kundër llojit të Indisë dhe Afrikës Jugore.

Një dozë e vaksinës duket se ka pak ose aspak efekt kundër llojit indian, thanë studiuesit.

Varianti indian (B.1.617) u zbulua në Indi në tetor 2020 dhe që atëherë është përhapur në një numër vendesh të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe.

Komento: